Flash

Cristiano Ronaldo shkarkon teknikun Rudi Garcia: Al-Nassr në kaos për një sezon me zero tituj

Lapsi.al 12 April 2023
Cristiano Ronaldo shkarkon teknikun Rudi Garcia: Al-Nassr në kaos për
Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia është afër shkarkimit. Raporti i tij me Cristiano Ronaldo u përkeqësua për shkak të mundësisë që klubi të përfundojë sezonin pa fituar asnjë titull. Kur Al-Nassr mirëpriti Cristiano Ronaldo në janar, pakkush do ta kishte menduar se më 12 prill skuadra saudite do të ishte jashtë kupave dhe 3 pikë pas kryesuesve, Al-Ittihad. Skuadra e trajnerit Nuno Espirito Santo, portugezi ish-Wolverhampton, mund ta dënojë CR7 të dalë duarbosh nga viti i parë në Arabi. Kjo situatë nuk i pëlqen portugezit. Ronaldo mbërriti në Arabinë Saudite me shpresën, nëse jo sigurinë, për të dominuar ligën. Në vend të kësaj, pavarësisht nga golat e tij, skuadra vuan. E tashmë tensionet janë krijuar mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit Rudi Garcia. Ish-trajneri i Romës në fakt është vënë në pikëpyetje nga rezultatet e fundit, jo të shkëlqyera, por as zhgënjyese. Në fakt, mbi të gjitha, mund të peshojë marrëdhënia e tensionuar me sulmuesin portugez. Sipas Marca, ajo që ndezi stuhinë rreth trajnerit ishte një përballje me dhomën e zhveshjes. Pas këtij fakti, si Cristiano Ronaldo ashtu edhe drejtuesit sauditë kanë vendosur të shkarkojnë Rudi Garcia. Në pritje të ndryshimit zyrtar në pankinë, Al-Nassr është duke vlerësuar kandidatët e ndryshëm për rolin e trajnerit. Kërkohen teknikë që të shfrytëzojnë 7 javët e fundit të kampionatit për të arritur majën. E në këtë mënyrë CR7 do të mund të marrë një trofe në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI