Flash

U ofroi policëve ryshfet, arrestohet serbi në Kosovë

Lapsi.al 13 April 2023
U ofroi policëve ryshfet, arrestohet serbi në Kosovë

Policia e Kosovës, të mërkurën deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontroll rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë.

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni “V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe paratë janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën, njofton policia.

“Në magjistralen Gjilan-Prishtinë më 12.04.2023 në orën 13:30, është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 euro ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI