Flash

Galtier mbrohet ndaj akuzave për racizëm e denoncon Fournier: "Jam i tronditur, nuk i pranoj"

Lapsi.al 15 April 2023
Galtier mbrohet ndaj akuzave për racizëm e denoncon Fournier:

Christophe Galtier, në rastin e parë të paraqitur, iu përgjigj me vendosmëri akuzave për racizëm, në kohën e Nice. “Jam thellësisht i tronditur – tha trajneri i PSG në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligue 1 –. Jam thellësisht i tronditur dhe nuk mund të pranoj që emri im dhe familja ime të ndoten në këtë mënyrë”. Galtier njoftoi gjithashtu se ka marrë masa: "Unë kam bërë tashmë një denoncim dhe nuk do t'i përgjigjem më pyetjeve për këtë çështje". Historia vjen nga e shkuara, kur francezi drejtonte Nice e ishte ankuar për numrin e lojtarëve me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër. Ish-drejtori sportiv i Nice Fournier e ka sjellë atë cështje në vëmendje, duke akuzuar trajnerin për racizëm.

Natyrisht, historia nuk kaloi pa vëmendje në Francë, si në pjesën tjetër të Europës, por trajneri i PSG mori mbështetje nga klubi, tifozët dhe lojtarët: "Kam marrë mesazhe të pakëndshme - pranoi Galtier -. Por edhe pozitive, me demonstrime të rëndësishme si në publik ashtu edhe në privat. E vlerësoj, sepse duhet të kesh gjithmonë kujdes se cfarë thua në këtë kontekst. Nuk kam folur për këtë cështje me lojtarët, por ata më kanë dhënë përgjigjen më të mirë në fushë. Duke u treguar me impenjim të plotë në stërvitje”.

AKUZAT E FOURNIER

Fournier e kishte bërë këtë gjë edhe në shtator, por u mohua me vendosmëri nga Christophe Galtier. Trajneri i PSG ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Fournier edhe në të kaluarën. Por tani është shfaqur një email. Pikërisht aty, ish-trajneri i Lille dhe Nice flet qartë për situatën e organikës së tij në kohën e ekipit të Ratcliffe. Siç zbulon RmcSport, në vitin 2021, Fournier i shkroi drejtuesve si më poshtë: “Galtier në zyrën time më konfirmoi atë që më kishte thënë djali i tij (dhe menaxheri). Ai shpjegoi se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit. E se nuk mund të kishte kaq shumë të zinj dhe myslimanë në ekip. Ai nuk foli me terma sportive, por vetëm në lidhje me fenë dhe ngjyrën e lëkurës”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI