Flash

Adriano Jr, 20 gola në 27 ndeshje me moshat: djali i Perandorit firmos kontratën e parë si profesionist

Lapsi.al 16 April 2023
Adriano Jr, 20 gola në 27 ndeshje me moshat: djali i Perandorit firmos
Adriano Jr nis zyrtarisht karrierën e tij si profesionist. Djali i Perandorit, ish-sulmuesi i Inter, nënshkroi kontratën e tij të parë me Serrano, klubin brazilian nga Petropolis, fare pranë Rio de Zhaneiro. Adriano Carvalho Ribeiro u rrit në klubin e famshëm për faktin se ka qenë klubi i parë profesionist i të madhir Garrincha. E tani djali i Perandorit është gati të nisë rrugën e tij. I ardhur në vitin 2022, pas eksperiencave të tij në ekipet e të rinjve të Gremio dhe Boavista e Rios, djaloshi shënoi 20 gola në 27 ndeshje. "Ky moment përfaqëson realizimin e një ëndrre. Mënyra se si u mirëprita dhe u zhvillova si atlet dhe person ishte elementi diferencues për nënshkrimin me Serrano", tha sulmuesi i ri. Lexo më tej: Video/ Shikoni kryeveprën e djalit të Adrianos: tregolësh e super gol nga distanca për Adriano Junior E për djaloshin kanë ardhur edhe përgëzimet në rrjetet sociale nga i ati Adriano Leite Ribeiro.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI