Flash

Video/ Mposht Interin, Berlusconi i bën nder Milanit: Caldirola firmos suksesin e Moznës në San Siro

Lapsi.al 15 April 2023
Video/ Mposht Interin, Berlusconi i bën nder Milanit: Caldirola firmos
Interi u rrëzua në shtëpi ndaj Monzës duke humbur 0-1 në javën e 30 të Serie A. Në Meazza, zikaltrit e Simone Inzaghi humbën ndeshjen e tyre të katërt në pesë të fundit në kampionat. Inter u befasua nga skuadra e teknikut Palladino nga një gol i Caldirola në minutën e 78'. Goli i ish-it për mbrojtësin, në zhvillimet e një goditje këndi, i dha fitoren zikaltërve. Pritjet e Di Gregorio - i rritur në Inter - në konkluzionet e Correa dhe Lukaku, kompletuan suksesin brianzol. Interi mbetet kështu në vendin e pestë. Një tjetër javë, një tjetër humbje. Në kampionat, Interi nuk di të fitojë më. Një gol i ish-mbrojtësin zikaltër Luca Caldirola dënoi skuadrën e teknikut Inzaghi në humbjen e katërt në pesë javët e fundit. Tashmë fokusi është vetëm tek ndeshja e së mërkurës së ardhshme ndaj Benfica, e vlefshme për kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League. Pas një pjese të parë të privuar nga emocionet, Monza ngrit kokën pesëmbëdhjetë minuta nga fundi. Caldirola në zhvillimet e një goditje këndi u imponua me kokë, duke ndëshkuar Onana. Në fund, Dzeko për pak sa nuk barazoi me kokë. Lexo më tej: Milan barazoi në Bolonja, Pioli shpërthen në akuza: “Fillimi i papranueshëm, na mungojnë dy penallti” Zikaltrit, për momentin, janë jashtë zonës së Champions League. Inzaghi e sheh veten -2 nga Milan dhe Roma, që zbret nesër në skenë kundër Udineses. Monza, e presidentit Berlusconi, nga ana tjetër, ngjitet në 38 pikë. Një pikë në 5 ndeshje për Simone Inzaghi.

Italy Serie A

Bologna 1-1 AC Milan Napoli 0-0 Verona Inter 0-1 Monza

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI