Flash

E vërteta tronditëse e Pogba para gjykatësve: "Shantazhi influencoi mbi dëmtimet e rikuperimin"

Lapsi.al 18 April 2023
E vërteta tronditëse e Pogba para gjykatësve: "Shantazhi
Kthimi i Paul Pogba te Juventus nuk ka qenë ashtu siç pritej. Mesfushori francez është mbytur nga dëmtimet në një sezon, me vetëm katër paraqitje në total mes Serie A dhe Europës. E asnjë prej tyre me minuta të plota. Një gju tradhtar në fillim, pastaj aduktorët që e mbajtën larg fushës numrin 10 të Zonjës së Vjetër. E megjithatë, Pogba e di mirë se çfarë i ndodhi trupit të tij në periudhën e fundit. Zbulimi vjen para gjykatësve, në një seancë për të dëshmuar për arrestimin e Adama Camara, një prej personave të akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj francezit. Në të vërtetë, siç raportohet nga L'Equipe, Pogba është i sigurt mbi këtë hipotezë: "Ka pasur një ndikim të madh në trupin tim dhe në shëndetin tim. Madje influencoi edhe në rikuperimin tim nga dëmtimet që kam pësuar gjatë vitit të fundit". Me pak fjalë, një situatë ndaj të cilës francezi nuk ishte indiferent. Pogba, i dobësuar mendërisht nga stresi që pësoi, pa trupin e tij të dorëzohej pikërisht në sezonin e rikthimit të tij të madh te Juventus. Lexo më tej: Pogba, makthi nuk ka fund: ndrydhje e gradës së ulët të aduktorit, kthehet pas Pashkëve

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI