Flash

Dele Alli i dëmtuar e në qendër të skandalit: festë në shtëpinë e një eskorte, me 7 persona në një shtrat

Lapsi.al 17 April 2023
Dele Alli i dëmtuar e në qendër të skandalit: festë

Me operacionin në kofshë që e mban atë jashtë fushës, Dele Alli di se si ta kalojë kohën. Ish-lojtari i Tottenham është lëshuar në jetën e shthurur duke bërë festa mes Anglisë dhe Turqisë. Ditët e fundit, Dele Alli është përfshirë në qendër të një stuhie për shkak të një feste që e pa si protagonist. Përveçse është shfaqur në disa foto duke përdorur oksid azoti, një gaz me efekt narkotik, në internet është shfaqur një foto që e tregon atë në shtrat me shtatë persona të tjerë.

Në grupin e inkriminuar bën pjesë edhe ish-lojtari i Chelsea, Izzy Jay Broën, i cili së fundmi u tërhoq nga futbolli. Tabloidi The Sun raporton se grupi shkoi në Salford të Anglisë për një mbrëmje pa frena. Në atë festë u shpenzuan rreth 7 mijë euro për alkool. Më pas miqtë janë mbledhur në apartamentin e një eskorte, ku festa vazhdoi gjithë natën.

Nga një prej mesfushorëve më të fortë të Europës me nuhatje për të shënuar, në vetëm katër vjet Dele Alli ka parë karrierën e tij të precipitojë. Besiktas tashmë ka vendosur ta shkarkojë lojtarin. Klubi turk nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes për mesfushorin. Megjithatë, anglezi ka ende një vit në kontratën e tij me Everton. Kështu, priten bisedimet me klubin në javët në vijim, për të sqaruar idetë për vitin e ardhshëm. Siç raporton Daily Express, përveç Toffees, janë edhe tre skuadra të tjera që mund të shpëtojnë karrierën e 27-vjeçarit. Krahas anglezëve të Watford dhe Huddersfield, është edhe Al Nassr i Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI