Pas humbjes në Romë ndaj Lazio, Juventus rrëzohet edhe në Reggio Emilia. Në ndeshjen e javës së 30 të Serie A, skuadra e Max Allegri humbi 1-0 ndaj Sassuolo. Bardhezinjtë mbeten të gozhduar në 44 pikë jashtë zonës së vlefshme për Europën. Në stadiumin Mapei, u luajt me ritëm të ulët pjesa e parë: një përzierje taktikash, gabimesh në pasime dhe lojë e mërzitshme. Më pas në pjesën e dytë Defrel (64') zhbllokoi ndeshjen duke përfituar nga një gabim i Fagioli. Në fund, Consigli mbrojti avantazhin jeshilzi me një mrekulli në goditjen e Rabiot.
Pas një pjese të parë të dominuar nga mërzia, pjesa e dytë mes Sassuolos dhe Juventusit gjeti gjallëri dhe dinamizëm. Veprimet e Bajramit ishin gjithnjë shqetësuese për prapavijën bardhezi. Nga këmbët e mesfushorit të kombëtares shqiptare kalonin të gjitha aksionet e Sassuolo. E në krosimin nga këndi të tij, Fagioli gaboi duke i dhënë mundësinë Defrel të shënontë.
Lexo më tej: Video/ Gatti dënon Sporting, Juventus shpëton falë Perin: United hedh poshtë dy gola në 9 minutat e fundit
Goli i minutës së 65' ishte vendimtar në ndeshje. Allegri luajti kartat Chiesa dhe Miretti (ky i fundit në vend të Fagioli, i përlotur në pankinë pas gabimit). Në fushë edhe Pogba, por, falë një pritjeje të madhe të Consigli ndaj Rabiot, ndeshja përfundoi 1-0. Humbja e dytë radhazi në kampionat për bardhezinjtë, që duhet të bëjnë më shumë në Lisbonë, kundër Sporting, nëse duan të shkojnë në gjysëmfinale të Europa League.
[video width="856" height="468" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/def.mp4"][/video]