Flash

"E dimë në çfarë situate jemi", Hallaçi tregon përse aktivizoi e pastaj e hoqi Peposhin

Lapsi.al 16 April 2023
"E dimë në çfarë situate jemi", Hallaçi

“E dinim që do të ishte shumë e vështirë duke qenë se vinim nga dy humbje. Ishte një forcë reagimi nga skuadra, por përsëri nuk morëm pikët që duhet. Duhet të tregojmë më shumë grintë, sepse e dimë në çfarë situate jemi". Rrahman Hallaçi, trajneri i Kukësit, bën llogaritë pas 0-0 me Vllazninë. Rezultati sigurisht nuk e nxjerr nga telashet skuadrën veri lindore, por me mungesat e forta që kishte Kukësi është i pëlqyeshëm: "Ndërrova sistem. Dolëm me katër mesfushorë qendre në formën e rombit. Më pas mendoj se pjesën e dytë ndërruam sistemin, por mendoj se jemi më mirë në 4-4-2 në romb. Nuk duhet të harrojmë dhe vlerat që ka kundërshtari".

Tekniku pastaj është futur në detaje, duke treguar cfarë ndodhi me Peposhin, që e futi në lojë dhe pastaj e zëvendësoi përsëri: "Kemi pasur dhe momente jo të mira. Duhet t’i shikoj mirë në videoanalizë. Jam i kënaqur nga disa lojtarë, por nga disa të tjerë jam dhe i pakënaqur. Nuk e kam natyrë që të aktivizoj një lojtar dhe ta nxjerrë prapë, por Peposhi kishte shqetësime. Prandaj i bëra kritikë sepse shëndeti është parësor - tha Hallaçi, që shtoi -. Në këto ndeshje duhet të marrësh pikët. Nuk duhet shumë lojë e bukur, duhet të marrim pikët. Skuadra duhet të ishte më kërkuese. Nuk ishim shumë të qartë. Xhonson kishte një shans shumë të mirë, nuk duhet të priste mbrojtësin. Bëmë një lojë të mirë, por jo shumë të mirë” përfundoi Hallaçi.

Lexo më tej: Video/ Kukësi i dënuar nga VAR: dy gola të anuluar ndaj Vllaznisë e në fund një pikë që nuk e kënaq Hallaçin

SEDLOSKI: "DI QË KËTO DITË KEMI MARRË 4 PIKË"

"Nuk e di çfarë ka ndodhur më parë. Por di që për këto ditë kemi marrë 4 pikë. Të gjithë thonë që në fakt jemi më të mirët, por shohim edhe klube të tjera si Partizani që sot humbi. Që kur kam ardhur te Vllaznia, për mua këta janë lojtarët më të mirë, edhe mendoj se nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi". Goce Sedloski i kthehet pikëve të marra në dy ndeshjet në pankinë, që kur zëvendësoi Mirel Josën te Vllaznia. Kuqeblutë u ndalën në barazim 0-0 në Kukës dhe tekniku i ka kujtuar të gjithëve se kur mbërriti shkodranët nuk fitonin prej javësh. Sedloski është ndalur edhe te ndeshja, duke justifikuar të tijtë për ndeshjen e bërë: "Normalisht nuk ka qenë shumë e lehtë, Kukësi ka qenë agresiv dhe kemi gabuar shumë. E kam parë Kukësin edhe me Tiranën që ka luajtur shumë mirë. Kanë pasur shumë shanse. Por nuk mund të presim që në të gjithë ndeshjet të luajmë njëlloj, ndryshon ndeshja nga ndeshja".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI