Flash

FOTO/ Minj të ngordhur mbi tifozët e Standard në derbi: tifozët e Charleroi ishin maskuar si dezinfektues

Lapsi.al 17 April 2023
FOTO/ Minj të ngordhur mbi tifozët e Standard në derbi:
Cmenduritë në futboll nuk kanë fund, sidomos kur flitet për tifozllik, por ajo që ndodhi në Liezh ishte e paprecedentë. Skena thuajse të pabesueshme vijnë nga Belgjika dhe në veçanti nga stadiumi Maurice Dufrasne. Derbi i Vallone mes Standard Liège dhe Charleroi përfundoi 3-1 për vendasit. Por tifozët miq, të cilët gjatë javës para ndeshjes ishin fyer nga ata të Standard në media të ndryshme sociale si "minj", janë hakmarrë. Ata hodhën dhjetëra minj të ngordhur në turmën e tifozëve vendas, duke krijuar panik mes tyre. Arkitektët e këtij plani ishin veshur si dezinfektues dhe shfaqën edhe një pankartë ku shkruhej "shfarosës brejtësish". Gjesti i denoncuar nga shumë tifozë në rrjetet sociale, u denoncua menjëherë edhe nga Standard Liège. Klubi belg shprehu indinjatën e tij për sjelljen e ultrasve të Charleroi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI