Flash

Video/ Dygolëshi i Kristal Abazaj përmbys Egnatian: Tirana vendos një dorë te titulli, +5 nga Partizani

Lapsi.al 16 April 2023
Video/ Dygolëshi i Kristal Abazaj përmbys Egnatian: Tirana vendos

Partizani, ndjekësi më i afërt, ishte mundur dhe Tirana përfitoi duke rrëmbyer fitoren që e afron më pranë titullit se kurrë. Skuadra e Orges Shehit jo vetëm ka mundur Egnatian, e treta në renditje, por është arratisur tani +5 nga të kuqtë, me 7 javë ende në lojë. Përmbysi golin e Kasës një dygolësh i Kristal Abazaj, që zgjohet në momentin që Tiranës i duhej më shumë. Golat e parë me fanellën bardheblu të sulmuesit të ardhur në janar e të dëmtuar menjëherë.

Tirana nuk përgënjeshtron pritshmëritë, duke fituar edhe sfidën e katërt në katër përballjet sezonale me Egnatian. Një demonstrim force, që u vu në sprovë të fortë në minutën e 22. Dwamena e Kasa ndërtuan të vetëm kundërsulmin perfekt. Shpejtësia e ganezit vuri në krizë prapavijë, ndërsa pasimi për Kasën ishte perfekt, ashtu si prekja e tij nën portë, për të mundur Bekajn.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/kasa.mp4"][/video]

DYGOLËSH PËR PËRMBYSJEN...

“Elbasan Arena” u bë dëshmitar i një skenari interesant, me Tiranën që u detyrua të ndiqte kundërshtarin e rezultatin. Përmbysje të shpeshta frontesh e veprime të bukura në kërkim të fitores që vlente për të dy formacionet. Ndeshja ishte e luftuar, por diferencën e bëri Kristal Abazaj. Anësori realizoi barazimin 1-1 me një aksion personal, duke befasuar Sherrin në shtyllën e parë.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/abazaj-1.mp4"][/video]

Egnatia e ndjeu goditjen dhe u frikësua. Tirana e kuptoi dhe shfrytëzoi gjithë eksperiencën për të marrë maksimumin nga një ndeshje që nisi keq, por përfundoi mirë. Përfundoi mirë, sepse Lushkja e bëri altruizmin një vyrtyt që vlen tre pikë. Mesfushori i ardhur nga Sheriff i rrëmbeu topin kundërshtarit, doli përballë portierit dhe pasoi për Abazaj që e kishte portën të boshatisur. Egnatia tentoi të kthente ekuilibrin e udhëhequr nga Dwamena, por prapavija e Shehit rezistoi deri në fund.

[video width="760" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/abazaj-2.mp4"][/video]

Dy golat e parë të Kristal Abazaj me fanellën e Tiranës ndihmuan bardheblutë në momentin më vendimtar të këtij sezoni. Përmbysja ndaj Egnatia vlen +5 nga Partizani dhe rruga drejt titullit tani është shtruar plotësisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI