Flash

"Komplot kundër nesh": Benfica bën akuzën e rëndë ndaj arbitrave dhe VAR

Lapsi.al 17 April 2023
"Komplot kundër nesh": Benfica bën akuzën e
Benfica po kalon një moment shumë të komplikuar të sezonit. Tre humbje radhazi në kampionat dhe disfata në shtëpi në Champions League ndaj Inter. E kuptueshme që nervat lëshojnë në këtë situatë dhe në shtëpinë e bardhekuqve fluturojnë akuzat. Një humbje e ardhur në kohën shtesë ndaj Chaves. Vendasit fituan 1-0 me një gol në minutën e 94', të ardhur falë gabimit të Otamendi. Por, sipas Shqiponjave, ndeshja u shënua nga një gabim arbitrimi që ndikoi në mbarëvajtjen e lojës. Në fund të takimit ndaj Benfica u mohua një penallti e pastër. E ajo që e bën për ta më të dyshimtë është se ndaj këtij rasti VAR nuk ndërhyri fare. Lexo më tej: Video/ Porto humbet presidenti da Costa akuzon: “Kampionat i falsifikuar, VAR na penalizon ne e ndihmon Benfica” Me një deklaratë të ashpër për shtyp, Benfica u vërsul kundër klasës së arbitrave: “Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të deklaratave publike me synimin e qartë për të ushtruar presion ndaj arbitrit. E konkretisht për të ndikuar në performancën e VAR-it. Në minutën e fundit të shtesës, një penallti për Otamendi u shpërfill nga VAR”. Në këtë situatë, Benfica do të mbërrijë në San Siro, në kthimin me Inter, me nerva të tendosura.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI