Flash

Video/ 800 policë, 89 të plagosur: derbi i paluajtur i Medellin mbyllet me bilanc lufte

Lapsi.al 18 April 2023
Video/ 800 policë, 89 të plagosur: derbi i paluajtur i Medellin
Një Klasike është e rrezikshme në cilindo vend të botës të luhet, por ajo që ndodhi në Medellin është diçka që nuk është parë më parë. Teatri i përplasjeve fatkeqe ishte stadiumi Girardot, që priti Atletico Nacional dhe America Calì, derbin e nxehtë të Kolumbisë. Në Kolumbi përplasja mes Atletico Nacional dhe America Calì është një ndeshje shumë e ndjerë dhe emocionale. Një ndeshje që shpesh herë përfundon e tensionuar, por këtë herë ndoshta peshuan edhe konfliktet mes tifozëve të Nacional dhe drejtuesve. Në fakt, presidenti ka vendosur t'u shkurtojë fondet ultrasve që, më pas, shpërthyen inatin e tyre brenda dhe jashtë stadiumit. 800 policë u përdorën për të përballuar dhunën e ultrasve. Përplasjet ndodhën jashtë stadiumit dhe, më pas, vazhduan brenda me pushtimin e fushës. Në konfliktet u plagosën 89 persona. I ashpër pozicionimi i kryebashkiakut të Medellin, i cili dënoi episodet e dhunës dhe vendosi ta shtyjë ndeshjen për një datë të mëvonshme. Prandaj, të dy skuadrat nuk dolën fare në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI