Flash

UEFA vlerëson Leao për gabimin e Marciniak, pastaj detyrohet të fshijë postimin: stuhi polemikash në internet

Lapsi.al 23 April 2023
UEFA vlerëson Leao për gabimin e Marciniak, pastaj detyrohet të
Siç dihet, Milan rrëmbeu kualifikimin për në gjysmëfinal të Champions League. Kuqezinjtë avancuan pas barazimit 1-1 (1-0 në ndeshjen e parë) në kthimin e çerekfinales kundër Napolit. Në fund të ndeshjes, shpërthyen polemikat e napolitanëve. Gjithçka lidhej me një penallti që nuk u akordua në favor të lojtarëve të Spalletti, pas një ndërhyrjeje në zonë të Leao ndaj Lozanos. Në këtë kontekst, duhet parë edhe stuhia e polemikave në rrejtet sociale, që lidhet me postimin e UEFA-s për të vlerësuar portugezin, më pas të fshirë. Vazhdon të ngjallë polemika episodi që, në minutën e 37' të ndeshjes, pa protagonistë Leao dhe Lozano. Portugezi bëri një ndërhyrje mjaft të rrezikshme në zonën e rreptësisë për të ndalur kundërshtarin. Pas konsultimit me VAR, arbitri Marciniak vendosi të mos jepte penallti. Kjo situatë, ndezi protestat e napolitanëve (mes tyre edhe të Luciano Spallettit) pas ndeshjes. Lexo më tej: Video/ Dy penallti të humbura në Maradona, krizë e thellë e Chelsea: Milan e Real në gjysëmfinale

UEFA, POSTIMI I FSHIRË

Sot, UEFA publikoi një postim në profilin e Champions League në Twitter. Një lavdërim për lojtarin e Milan, për ndërhyrjen e tij difensive ndaj anësorit meksikan: “Rafa Leao, mjeshtër në sulm dhe mbrojtje”. Nuk vonoi edhe reagimi i tifozëve të Napolit, të cilët në komentet e tyre kritikuan postimin e organizmit më të lartë europian të futbollit, duke nënvizuar gabimin e arbitrimit. Nga këtu erdhi vendimi (pothuajse i detyruar) i UEFA-s, për të fshirë postimin nga rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI