Flash

I kerkuar në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 24 April 2023
I kerkuar në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë ka rënë në pranga. Ai është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali. 51-vjeçari u dënua për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nderkohe Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Limit”. I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI