Flash

Skandal në Twente-Sparta Rotterdam: ndihmës trajneri hidhet mbi lojtarin kundërshtar për ta penguar

Lapsi.al 24 April 2023
Skandal në Twente-Sparta Rotterdam: ndihmës trajneri hidhet mbi

Momente tensioni të lartë në Holandë, në fundin e ndeshjes së Eredivisie mes Twente dhe Sparta Rotterdam. Gjithçka lindi nga një çmenduri e ndihmës trajnerit të miqve, Jeroen Rijsdiik. Në momentet e fundit të ndeshjes dhe me rezultatin 3-3, Twente tentoi sulmin e fundit. Pleguezelo vrapoi për të rikuperuar një top pranë vijës anësore me qëllimin për të nisur një aksion të fundit. Pankina kundërshtare ishte vetëm pak hapa larg dhe Rijsdiik mendoi se ishte më mirë të hidhej mes këmbëve të lojtarit, duke e bërë atë të rrëzohej dhe duke e penguar të kontrollonte topin.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri në Feyenoord-Ajax: mjegull toksike, gjak në fushë e arrestime

Menjëherë shpërtheu një sherr i vërtetë në fushë. Ndihmësi i teknikut Steijn u përjashtua menjëherë. Por u deshën gjithësesi disa minuta për të qetësuar gjërat. Rezultati nuk ndryshoi më dhe objektivi u arrit: Sparta mbetet përpara Twente në renditje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI