Flash

Golfi nuk e josh më, Gareth Bale merr ofertën e Ryan Reynolds për tu rikthyer: me Wrexham për të bërë histori

Lapsi.al 26 April 2023
Golfi nuk e josh më, Gareth Bale merr ofertën e Ryan Reynolds për
Gareth Bale ka marrë një propozim nga Wrexham i Ryan Reynolds, pavarësisht tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur. Vendimin uellsiani e kishte pasuar me paralajmërimin, disa muaj më parë, se do të luante golf. Wrexham i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney arriti një ngjitje historike në Ligën 2, divizionin e katërt anglez. Klubi uellsian, i blerë verën e kaluar nga dy aktorët e Hollywood, tani synon promovimin e mëtejshëm. E për ta bërë këtë, ata kanë thirrur në çështje Gareth Bale, legjendën e futbollit uellsian. Ish-lojtari i Real Madrid së fundmi ka hequr dorë nga futbolli për të ndjekur golfin, pasionin tjetër të tij sportiv. Por disa muaj pas tërheqjes së tij, Bale ka tundimin e një aventure të fundit në kuadratin e gjelbër, me një ekip uellsian si Wrexham. McElhenney e thirri atë drejtpërdrejt në rrjetet sociale: "Hej, le të bëjmë një lojë golf, ku absolutisht nuk do të kaloj 4 orë duke u përpjekur të të bind që të mos tërhiqesh, për një sezon të fundit magjik". Përgjigja e ish-futbollistit nuk vonoi: “Varet në cilën fushë...” Me pak fjalë, një derë e hapur. E që mund të çojë në një rikthim të bujshëm në fushën e futbollit, për një lojtar ikonë të dekadës së fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI