Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Parashikimi i motit: Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu

Lapsi.al 26 April 2023
Parashikimi i motit: Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu

Shqipëria

Deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen përkohësisht që do të sjellin reshje afatshkurtra shiu, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në Veri të vendit. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të ketë ndërprerje të reshjeve dhe do t’i largojnë vranësirat e shumta drejtë kufirit lindor.

Kosova

Masat ajrore të paqëndruehme do të vijojnë të jenë dominante në të gjithë Kosovën në pjesën më të madhe të ditës, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë kryesisht reshje të pakta dëbore. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës presim përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën, duke sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje pakta shiu dhe dëbore në zona të izoluara. Edhe në MV orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të motit.

Rajoni dhe Evropa

Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Juglindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rreshje shiu

edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten Vendet Nordike dhe Europa Lindore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI