Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Qeveria vendos: Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj

Lapsi.al 27 April 2023
Qeveria vendos: Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet

Ndonëse votuesve mund t'u ketë skaduar karta e identitetit, ata do të lejohen të votojë më 14 maj. Këtë ka vendosur qeveria pas mbledhjes së sotme. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave. Sipas ministrit është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.

Gjithashtu është vendosur për t'i hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin si një reformë që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023.

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më d...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI