Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përplasi dy automjete dhe përndoqi 22-vjeçaren, pranga të riut në Tiranë

Lapsi.al 26 April 2023
Përplasi dy automjete dhe përndoqi 22-vjeçaren, pranga të

Një 22-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës. Mësohet se ai i mori celularin një vajze dhe e shantazhonte vazhdimisht për motive të dobëta. Arrestimi i shtetasit A.A, u bë pas kallëzimit në polici të vajzës 22-vjeçare.

Gjithashtu, i prangosuri, duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.

Njoftimi i policisë;

Tiranë

I mori celularin një shtetaseje dhe e përndiqte atë, vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve është kapur dhe arrestuar shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i kishte marrë aparatin celular, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI