Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kapet me 18 500 paund të padeklaruara në Rinas, në pranga rumuni

Lapsi.al 26 April 2023
Kapet me 18 500 paund të padeklaruara në Rinas, në pranga rumuni

Një 32-vjeçar rumun është proceduar penalisht sepse nuk deklaroi një sasi parash pas mbërritjes në Rinas. Gjatë kontrollit, shtetasit A.C iu gjetën 18 500 paund.

Këtë shumë ai nuk e kishte deklaruar në kufi. Kësisoj, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund.

Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI