Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani sjell pretendime të të shkarkuarëve nga Luan Daci

Lapsi.al 29 April 2023
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani sjell pretendime

Rreth 19 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu të cilët kanë patur në trup gjykues anëtarin e shkarkuar në KPA, Luan Daci, i janë drejtuar këtij institucioni, për të rishikuar vendimin e shkarkimit.

Shkak është bërë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish prokurorin Besnik Cani, që i ka dhënë të drejtë për të rishikuar vendimin. Numri i kërkesave pritet të rritet pasi mësohet se Daci ka marrë pjesë në 34 vendime shkarkimi. Deri tani KPA nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat. Por ato janë pranuar dhe hedhur në short për t'u caktuar trupa gjykuese.

Për avokatin Arbër Hoxha vendimi i Strasburgut është individual dhe nuk mund të ketë ndikim edhe në subjektet e tjera. Sipas tij subjektet kanë të drejtë të bëjnë përpjekjet e tyre, por ligjërisht një vendim rrëzohet nga një Gjykatë me e Lartë jo nga gjykata që ka dhënë vendimin.

Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit u dorëzua në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Dy anëtarët e KPA-së akuzohen se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit dhe se kanë kryer evazion fiskal e fshehje pasurie. Për Dacin vendimi i dënimit ka marrë formë të prerë në të gjitha shkallët ndërsa Hajdari është ende në proces.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI