Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vdekja e 22-vjeçares keniane, lihen të lirë 6 personat e shoqëruar në polici

Lapsi.al 29 April 2023
Vdekja e 22-vjeçares keniane, lihen të lirë 6 personat e

Policia ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko. Mësohet se pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë.

Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22 vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime. Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë, por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI