Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e varfra shqiptare

Lapsi.al 28 April 2023
Kosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e

Kosto e jetesës në vendin tonë dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Në vitin 2023 Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Shqipëri.

Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit varfëria relative me 6,7 USD në ditë përfshin më shumë se 23 për qind e popullsisë. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm.

Për rastin e Shqipërisë rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Shqipëri u rritën me 8.8 % në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7,8%, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.

Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra.

Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë.

Ballkani Perëndimor parashikohet të përjetojë ngadalësim të ekonomisë për shkak të përhapjes së efekteve nga pushtimi rus i Ukrainës, të tilla si konsumi më i ulët privat, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe një rënie e kërkesës nga Bashkimi Europian.

PBB-ja e rajonit parashikohet të rritet mesatarisht në 3.4 për qind mesatarisht gjatë 2024–2025. Rreziqet e rënies dominojnë perspektivën dhe lidhen kryesisht me inflacionin e qëndrueshëm që gërryen të ardhurat dhe besimin e konsumatorëve.

Shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin në financimet nga tregu i jashtëm. Rritja më e dobët në zonën e euros mund të ulë remitancat në Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar më pas një rënie të konsumit privat, sidomos në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Rritja e tensioneve gjeopolitike në Rajon përbën gjithashtu një rrezik për shkak të tensioneve (Kosovë-Serbi dhe Bosnja-Serbi).

Më tej Banka Botërore analizon se brishtësia politike në Ballkan përkeqëson pasigurinë, ngadalëson proceset jetike të reformave dhe shmang fokusin nga sfidat strukturore ekonomike.

Përshtatjet e tarifave të energjisë dhe subvencionet për ndërmarrjet shtetërore të energjisë do të ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrave fiskalë sidomos në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, thekson Banka./Monitor

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më d...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI