Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Komuniteti LGBT beson tek lëvizja e Arlind Qorit

Lapsi.al 27 April 2023
Komuniteti LGBT beson tek lëvizja e Arlind Qorit

Organizata Pro LGBT ka ndjekur me interes lindjen e një partie të majtë si Lëvizja Bashkë. E ngritur mbi aktivitetin e mëparshëm publik të anëtarëve të lëvizjes në mbrojtje të punëtorëve dhe të studentëve, Lëvizja Bashkë ka rinovuar te ne shpresën se edhe në Shqipëri debati mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+ mund të kryhet në një terren politik dhe botëkuptimor.

Deri më sot nevoja për akses të barabartë të komunitetit LGBTQ+ në shërbime pa diskriminim, të pasurit të drejta dhe trajtim të barabartë bazuar në këto të drejta, janë konsumuar në publik, në media dhe në zyrat e shtetit jo pse partitë politike kanë ndonjë qëndrim parimor mbi ne, komunitetin LGBTQ+, por sepse kanë parë te ne ose një mundësi për të avancuar ndonjë axhendë të vetën, ose një rrezik për t’u evituar. Rrezik që buron nga opinioni publik kryesisht negativ ndaj LGBTQ+, për shkak të mungesës në shoqëri e informacionit mbi ne.

Ndryshimet cilësore që do u mundësojnë qytetarëve LGBTQ+ të jetojnë të lirë në një vend që nuk është armik për ta, jo detyrimisht do të vijnë nga forcat partiake. Ato do të vinë sidomos sepse ne jemi të vendosur të luftojmë për to. Megjithatë ekzistenca e një partie që nuk ka frikë të shprehë publikisht botëkuptimin e vet pozitiv ndaj komunitetit LGBTQ+ është një mundësi për solidaritet dhe për transformim shoqëror.

Në manifestin e Lëvizjes Bashkë, ne lexojmë se kjo lëvizje beson që “çdo njeri, pavarësisht kategorizimit, orientimit dhe vetëpërkufizimit identitar – etnik, gjuhësor, fetar, seksual, krahinor etj. – duhet të trajtohet me respekt e barazisht, si dhe të mos diskriminohet as nga shteti, as nga shoqëria.”

Gjithashtu, lexojmë me interes ndjeshmërinë e kësaj lëvizje për nevojën për solidaritet dhe vlerësimin që lëvizja i bën shtetit social si “një ndër arritjet më të mëdha të historisë”, duke i konsideruar shtyllat si shëndetësia, arsimi, strehimi, integrimi social dhe mbështetja ekonomike “kontribuese në demokratizim”.

Ne lexojmë me vëmendje edhe qëndrimin korrekt të Lëvizjes Bashkë mbi barazinë gjinore. Megjithatë duam të shikojmë në praktikë se si parimet e barazisë gjinore do të formësojnë aksionet politike të partisë. Kjo ka rëndësi po të kemi parasysh se në të kaluarën disa anëtarë themelues të partisë kanë qënë, për fat të keq, pjesë e një retorike të papranueshme seksiste të përdorur në rrjete sociale ndaj disa ish anëtare të tjera gra.

Ne besojmë se ky hap përmbajtësor në politikën shqiptare, pra krijimi i një force të majtë progresiste, do ta ndihmojë Shqipërinë për t’i ngritur debatet për të ardhmen e vendit – përfshirë debatet mbi të drejtat e LGBTQ+ – mbi parime dhe jo mbi kalkulime zgjedhore apo marifete PR. Besojmë se qoftë një e majtë e vërtetë apo një pol i djathtë që e shtrojnë aktivitetin politik mbi botëkuptime të artikuluara qartë, do ta ndihmonin Lëvizjen LGBTQ+ në Shqipëri si dhe çdo grupim tjetër aktivist të krijonte aleanca parimore, ideologjike, përbashkuese dhe botëkuptimore si aksione politike.

Ne qëndrojmë një hap të vetëm përpara mbështetjes publike dhe solidare (full endorsement) të Lëvizjes Bashkë sepse duam të dëgjojmë më shumë nga ata, si dhe duam të vazhdojmë ta fuqizojmë lëvizjen tonë në aftësinë për të ngritur ura komunikimi me aktorë të tjerë politikë, për interes të komunitetit LGBTQ+./historiaime.al/

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më d...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI