Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kthjellime dhe vranësira kalimtare për territorin shqiptar

Lapsi.al 28 April 2023
Kthjellime dhe vranësira kalimtare për territorin shqiptar

Territori shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte. Në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territori. Më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindore.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme do të jenë dominuese në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellime në të gjithë vendin të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës në Kosovë do të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë ditës së premte do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Kjo do të bëjë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e para të ditës në zonat perëndimore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime të pakta vranësirash në për territor të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike, Europa Jugperëndimore dhe pothuajse i gjithë Rajoni i Ballkanit pritet të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa brigjet e detit të Zi, pjesërisht Europa Qëndrore dhe Ishujt Britanik do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta, por me reshje në formë dëbore paraqitet Lindja e kontinentit.

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më d...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI