Flash

Video/ “Baleti” i Milik në penalltinë e humbur nuk i pëlqeu fare teknikut Allegri: “Nuk ishte momenti”

Lapsi.al 1 May 2023
Video/ “Baleti” i Milik në penalltinë e humbur nuk i
Barazimi 1-1 mes Bologna e Juventus nuk i pëlqeu askujt, duke pasur parasysh edhe nivelin e treguar në fushë, por edhe rezultatin përfundimtar. Një barazim që nuk i lejoi bardhezinjtë të kalonin Lazion në renditje. Kjo edhe falë gabimit të Arkadiusz Milik në një penallti, ekzekutimi i të cilit nuk i pëlqeu tekniku Massimiliano Allegri. Polaku Milik ishte protagonisti absolut i ndeshjes mes Bologna e Juventus. Ish-sulmuesi i Marseille dhe Napoli fitoi fillimisht një penallti. Më pas e humbi po vetë dhe shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë. Por Allegri mbeti i zhgënjyer me mënyrën se si lojtari i tij e goditi penalltinë dhe nuk e fshehu aspak në fund të ndeshjes: “Ka raste kur mund të gjuash disa penallti, por sot duhej goditur fort duke qenë një moment vendimtar në ndeshje. Pastaj Skorupski e njeh, por ndodh që të gabosh”. Lexo më tej: Video/ Milik bëhet qesharak me penalltinë e humbur, pastaj korigjon: Juventus barazon në Bolonja Allegri edhe mund ta anashkalojë tentativën qesharake të Milan, por tifozët e Juventus kanë rrudhur buzët. E pasi kaloi inati, nisi ironia në rrjetet sociale. Sekuenca e kërcimit të polakut ishte në shënjestër të të gjithëve dhe montazhet shpërthyen. Tarantela, balete, hapa kërcimi dhe shumë më tepër mund të gjenden në Tëitter mbi penalltinë e shëmtuar e qesharake njëkohësisht të sulmuesit të Juventusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI