Flash

Video/ Diogo Jota i dha fitoren në shtesë Liverpool, festimi i Klopp përfundon me... dëmtim

Lapsi.al 1 May 2023
Video/ Diogo Jota i dha fitoren në shtesë Liverpool, festimi i Klopp
Ajo që u luajtur mes Liverpool të Jurgen Klopp dhe Tottenham të Mason ishte një ndeshje madhështore. Në Anfield Road ndodhi gjithçka në javën e Premier League. Në fund ishin Reds ata që morën më të mirën pas një 4-3 piroteknik, të vendosur në shtesën e ndeshjes. E pikërisht në këtë moment ndodhi edhe incidenti me trajnerin gjerman. Në kuadër të javës së 34 të Premier League u zhvillua ndeshja mes Liverpool dhe Tottenham, një nga më të bukurat e kampionatit. Një ndeshje që ishte një lloj play-off për një vend në Evropë duke pasur parasysh renditjen e skuadrave. Reds aktualisht janë në vendin e pestë dhe Spurs në të gjashtin, me një diferencë prej dy pikësh. Skuadra e Klopp e nisi fuqishëm dhe pas vetëm pesëmbëdhjetë minutash kaloi në avantazh 3-0 falë golave të Jones, Diaz dhe Salah. Ndeshja u duk e mbyllur, por goli i Kane në minutën e 40' ringjalli shpresën për Tottenham. Lexo më tej: Video/ Tottenham barazoi në shtesë e u mund 60 sekonda më vonë: Liverpool e parakalon në renditje Në pjesën e dytë, Tottenham besoi dhe bëri një rikthim të madh. Koreani Son në minutën e 77' nënshkroi golin e 3-2. Më pas u zhvillua një finale emocionuese që ndezi stolat dhe tifozët. Spurs barazoi në minutën e 93' me Richarlison, që festoi me kërcimin e tij klasik të pëllumbit. Vetëm 60 sekonda më vonë Anfield Road shpërtheu në festë falë Diogo Jota, që i dha fitoren Liverpool 4-3. Klopp i mori skenën të gjithëve duke vrapuar përpara arbitrit të katërt në ekstazë: sa keq që i kushtoi një tërheqje muskulare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI