Flash

Shpërblim 2 milionë euro në rast kualifikimi, Hysaj fërkon duart: Lotito bën premtimin pas humbjes me Inter

Lapsi.al 3 May 2023
Shpërblim 2 milionë euro në rast kualifikimi, Hysaj fërkon
Presidenti i Lazio Claudio Lotito ka vizituar skuadrën gjatë seancës stërvitjes pas humbjes në San Siro ndaj Inter. Rezultati ka vënë tashmë në pikëpyetje kualifikimin në Champions League, ndaj dhe Lotito është vënë në lëvizje. Lazio është mundur në San Siro nga Inter, duke humbur pikë të rëndësishme për të siguruar vendin e dytë. Humbja 3-1 përzien letrat në tavolinë për gjashtë skuadrat në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Lazio tani duhet të rigjejë veten dhe nuk mund të gabojë më. Ashtu siç paralajmëroi Lotito, i pranishëm në seancën e fundit stërvitore të skuadrës. Në fakt, pronari i bardhekaltërve i premtoi ekipit të tij një shpërblim prej 2 milionë eurosh në rast kualifikimi në Champions League. E për këtë arsye u paraqit në Formello për të inkurajuar ekipin. Presidenti Lotito ka kërkuar gjithashtu përqendrim maksimal për ndeshjet e fundit të kampionatit. Lexo më tej: Video/ Lautaro futet e përmbys Lazion: Inter arrin vendin e katërt dhe i bën favorin Napolit Sipas raportimeve nga Il Messaggero, Lotito nuk ka hezituar të paralajmërojë skuadrën: “Unë dua më të mirën. Madje edhe ata që mendojnë të largohen, duhet ta bëjnë duke dhënë gjithçka deri në fund”. Pastaj numri 1 i klubit përsëriti: “Objektivi tani është vendi i dytë, një gabim tjetër nuk lejohet. Tani duhet të gjejmë menjëherë shpirtin tonë”. Kështu, presidenti u përpoq të motivonte grupin e teknikut Maurizio Sarri në kuadër të ndeshjes së rëndësishme kundër Sassuolo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI