Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tenderi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha kallëzim në SPAK për Bashkinë Vorë

Lapsi.al 3 May 2023
Tenderi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha kallëzim në SPAK për

Kandidati i kolaicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka bërtë sot një denoncim penal në SPAK për këtë bashki për tenderin e pastrimit me vlerë 2.3 milionë euro.

Në një deklaratë për mediat, ai i bëri thirrje SPAK që të nis hetimet dhe se pergjegjesit të vihen para drejtësisë.

Hoxha tha po ashtu se SPAK duhet të fillojë sekuestrimin e dokumenteve të bashkisë për të zbuluar edhe abuzimin me këtë tender.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për aferën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që në menyre të menjehershme të fillojë sekuestrimin e dokumenteve të bashkisë dhe të vë para drejtësisë pergjegjesit.

Koha për abuzimet e pushtetarëve me qytetarët, do të marrë fund. Kush a vendosur dorë mbi taksa e qyteteve duhet të japë llogari. Ne jemi të vendosur që për çdo masë ligjore, për të parandaluar këtë maskaradë që eksponentë kriminale kërkojnë që të bëjnë.

Vora ka qenë vatër e nxehtë elektorale. Unë inkurajoj qytetarët që të dalin të lirë, të mos bien pre e shantazhit dhe të shkojnë drejt kutive të votimit të lirë. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit që është ë vlerën e 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistët. Kam kallëzuar kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera.”- u shpreh Hoxha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI