Flash

FOTO/ Stadium, qendër sportive e hoteleri: zgjidhet projekti fitues për stadiumin e ri të Durrësit

Lapsi.al 4 May 2023
FOTO/ Stadium, qendër sportive e hoteleri: zgjidhet projekti fitues

Nga tre projektet e studiove të huaja arkitekturore të prezantuara për stadiumin e ri të Durrësit, është zgjedhur ajo fituese. Studio belge 51N4E ka mundur konkurencën e Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë), me një projekt që do të rigjenerojë krejt zonën ku ndodhet tani stadiumi Niko Dovana.

51N43 solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa. Përveç ndeshjeve të futbollit, ai stadium mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitet të ndryshme. Zona do të përmbajë edhe hotele, bare, restorante, apo pishina.

Projekti i Bjarke Ingles Group (BIG)

Studio daneze erdhi me idenë për stadiumin me 10 mijë vende, duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike. Hapësira të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme ekonomike. Gjithashtu brenda stadiumit do të përfshihej dhe një muze që për historinë e qytetit të Durrësit dhe klubit të Teutës.

Lexo më tej: Video/ Lamtumirë Niko Dovana, Duka prezanton projektet për stadiumin e ri të Durrësit

Projekti i MVRDV

Studio arkitekturore holandeze solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga disa blloqe ndërtesash. Zona do të shërbejnë edhe për hotele, restorante dhe aktivitete të ndryshme ekonomike. Sigurisht do të ketë edhe fusha për aktivitete të ndryshme sportive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI