Flash

Këlliçi denoncon fabrikën e jashtëligjshme të prodhimi të asfaltit në Tiranë

Lapsi.al 7 May 2023
Këlliçi denoncon fabrikën e jashtëligjshme të

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, denoncoi para mediave dhe publikut një fabrikë të paligjshme të prodhimit te asfaltit elektoral, në zonën e Krrabës.

Sipas Këlliçit kjo fabrikë nuk ka leje, as mjedisore as ndërtimi, dhe as për zhvillimin e aktivitetit.

Kelliçi e ka quajtur shkelje të rëndë te ligjit dhe ka lajmëruar policinë e Tiranës. Po ashtu, ekipi i tij ka bërë gati kallezimin penal që do të dorëzohet në Prokurori.

Kandidati i Opozitës tha se përveçse pa leje, fabrika po ashtu kryen evazion fiskal.

Kelliçi u shpreh se do të mbajnë përgjegjesi para ligjit për këtë shkelje nga Veliaj e deri tek specialisti i fundit përgjegjës.

Ai tha se kjo fabrikë po ashtu ka demtuar shumë ambjentin dhe ajrin duke prodhuar një ndotje alarmante.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI