Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shpërthimi i bombolës në Kuçovë, nxirret e pajetë nga rrënojat e moshuara

Lapsi.al 7 May 2023
Shpërthimi i bombolës në Kuçovë, nxirret e

84-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e banesës u shemb, duke bërë të pamundur nxjerrjen e 84-vjeçares, e cila nuk mbijetoi dot dhe mësohet se ka ndërruar jetë.

Alije Kosova, ngeli poshtë inerteve, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë.

Ndërkohë, burri i saj Mustafa, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Ekzekutohet 28-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë nga partneri i saj me origjinë nga Guinea. Sipas asaj q...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI