Flash

Video/ Real Madrid feston triumfin në Kupën e Mbretit, Sergio Ramos i bashkohet me kupën e thyer

Lapsi.al 7 May 2023
Video/ Real Madrid feston triumfin në Kupën e Mbretit, Sergio Ramos i
Real Madrid fitoi Kupën e Mbretit duke mposhtur Osasuna në finale. Për Ancelottin ky është trofeu i 25 në karrierën e tij në pankinën e Blancos. Për klubin e Florentino Perez ky ishte triumfi i 20 në Copa Del Rey, që u arrit me suksesin 2-1 falë dy golave të Rodrygo. Merengues nuk e fitonin këtë trofe prej 9 vitesh, që nga sezoni 2013-14 kur Carlo Ancelotti ishte gjithmonë në pankinë. E festimeve i është bashkuar edhe ish-kapiteni Sergio Ramos, tani te PSG. Reali kaloi në epërsi me një aksion të shkëlqyer të Vinicius, që kaloi dy kundërshtarë para se të shërbente Rodrygo për golin e parë. Osasuna nuk u dorëzua dhe gjeti golin me Lucas Torrò në minutën e 58'. Pastaj braziliani shënoi dygolëshin e tij personal dhe mbylli llogaritë në minutën e 70'. Nuk kaloi pa vëmendje vetë mbreti Charles që iu bashkua festimeve të tifozëve të pranishëm në stadiumin Cartuja në Sevilje. I ekzaltuar edhe Ancelotti që këndoi himnin e Real me tifozët e tij.

KUJTIMI I VITIT 2014

Ish-kapiteni dhe flamuri i Blancos, Sergio Ramos, komplimentoi ekipin e tij të vjetër për suksesin e tyre në kupë. Mbrojtësi i PSG tashmë, postoi një foto në historitë e tij në Instagram. Fotoja në fjalë portretizonte trofeun e thyer të Kupës së Mbretit të vitit 2014. Në fakt pikërisht atij i ra kupa nga autobusi i hapur gjatë festimeve nëpër qytet. Një kujtim “zvavitës” dhe i paharrueshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI