Flash

"Fut para nga Irani"/ Veliaj padit për shpifje Berishën, sot seanca e parë në GJKKO

Lapsi.al 8 May 2023
"Fut para nga Irani"/ Veliaj padit për shpifje Berishën, sot

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit kundër kryedemokratit, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje. Veliaj e ka paditur kryetarin e Partisë Demokratike për shpifje lidhur me vizitën e kryebashkiakut në Iran. Nuk dihet ende nëse është paraqitur ndonjë përfaqësues nga pala e Berishës.

Veliaj i ka konsideruar akuzat e bëra nga Berisha si të pavërteta për këtë arsye e ka paditur me akuzën për shpifje.

"Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”.", ka thënë më herët Berisha. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI