Flash

Euroderbi kthen në San Siro kreun e RedBird, Gerry Cardinale: "Dua të fitoj më shumë se çdo gjë tjetër"

Lapsi.al 9 May 2023
Euroderbi kthen në San Siro kreun e RedBird, Gerry Cardinale: "Dua
Gerry Cardinale do të jetë në San Siro të mërkurën në mbrëmje për euroderbin Milan-Inter, ndeshjen e parë gjysëmfinale të Champions League. Themeluesi dhe partneri drejtues i RedBird, fondi që zotëron klubin kuqezi, në prag të ndeshjes foli për faqen e specializuar Sportico. Cardinale inkurajoi skuadrën, por ndërkohë edhe i ka paralajmëruar për objektivat e sezonit: “Shpirti im konkurrues është në një qark dhe dua të fitoj më shumë se çdo gjë tjetër - ishin fjalët e tij -. Nga pikëpamja e biznesit, megjithatë, nuk do të harroj faktin se ne duhet të kualifikohemi edhe në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm". Lexo më tej: Tifozët e Milan të tërbuar, dezertojnë transfertën kundër Juventus: ky është motivi i mungesës në Stadium Në lidhje me cështjen e stadiumit të ri, Cardinale shpjegoi se Milani është duke eksploruar opsione të reja. Numri 1 i RedBird bëri të ditur se ai është takuar me zyrtarët lokalë dhe se ka identifikuar disa zona të mundshme mbi të cilat do të ndërtojë objektin e ri. Një vendim do të vijë në “muajt e ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI