Flash

Përplasje me armë në Lezhë, një i plagosur pas sherrit mes të rinjve

Lapsi.al 9 May 2023
Përplasje me armë në Lezhë, një i plagosur pas sherrit

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhës. Mësohet se rreth orës 23:00 janë dëgjuar të shtëna në lagjen “Besëlidhja”. Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve. Një prej tyre, shtetasi Aleks Laska, ka mbetur i plagosur. I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë 9 maji

Në tregun e këmbimit valutor janë reflektuar pak ndryshime këtë të martë. Një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.5 lekë. Euro do...

08:00

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi thirret në SPAK

Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Gjuzi preferoi të mos jepte d...

11:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI