Flash

Aksidenti ku humbi jetën turistja gjermane në Prrenjas, arrestohet drejtuesi serb i trajnerit

Lapsi.al 10 May 2023
Aksidenti ku humbi jetën turistja gjermane në Prrenjas, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga drejtuesin serb të trajlerit, që shkaktoi aksidentin e rëndë dje në Prrenjas, ku humbi jetën një turiste gjermane.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI