Flash

Dita nis me vranësira, pasditja sjell shi në këto zona

Lapsi.al 10 May 2023
Dita nis me vranësira, pasditja sjell shi në këto zona

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.

Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës Perëndimore do të jenë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI