Flash

Autor i disa vjedhjeve me dhunë, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 11 May 2023
Autor i disa vjedhjeve me dhunë, arrestohet 26-vjeçari në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për disa vjedhjeve me dhunë. I riu me iniciale M.H., në bashkëpunim me një tjetër kanë vjedhur me dhunë varëse floriri, unaze dhe një celulari.

Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Seriali”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, si bashkautor i dyshuar i disa vjedhjeve me dhunë. Si rezultat i operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë, u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

– M. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kurti dhe Lajçak takohen në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së ...

08:07

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebesh...

07:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI