Flash

Video/ Fagioli e Bremer rrëzojnë Cremonese: Juventus mbetet i dyti, por humbet përsëri Pogba të dëmtuar

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ Fagioli e Bremer rrëzojnë Cremonese: Juventus mbetet i dyti,

Juventus vazhdon të vrapojë drejt zonës Champions League. Në ndeshjen e javës së 35 të Serie A, skuadra e Max Allegri mposhti 2-0 Cremonese dhe mbrojti vendin e dytë me 69 pikë. Në Allianz Stadium në pjesën e parë ishin bardhezinjtë ata që bënë ndeshjen. Të besuarit e Ballardini, sidoqoftë, mbyllën të gjitha hapësirat dhe rezistuan. Në pjesën e dytë, Fagioli (55') zhbllokoi ndeshjen me një perlë në kryqëzimin e shtyllave. Në fund, Bremer (79') siguroi rezultatin pas një goditje nga këndi. Nota e vetme negative për teknikun Allegri, para kthimit në Sevilla, është dëmtimi i Pogba. Francezi u largua i përlotur nga fusha për shkak të një problemi të ri muskulor.

Golat e shënuar nga Fagioli dhe Bremer i mjaftuan Juventus për të mposhtur Cremonese. Mesfushori hap lojën në minutën e 55', duke shfrytëzuar në maksimum një aksion të shkëlqyer individual nga Chiesa në të djathtë. Anësori kaloi disa lojtarë dhe e ktheu topin te Fagioli, që shënoi golin e ish-it me një goditje nën traversë. Dyfishimi erdhi në minutën e 79' me Bremer, i zoti për të shënuar në zhvillimet e një goditje këndi. Allegri është i dyti në renditje me 69 pikë, +3 ndaj Inter dhe +4 ndaj Lazio. Seria e Cremonese ndalet në tre rezultate të dobishme radhazi. Tre javë nga fundi, Grigiorossi janë gjashtë pikë nga Spezia e Verona. Ju duhet një mrekulli për të shpëtuar.

POGBA

Nota stonuese e mbrëmjes është sigurisht dëmtimi i Paul Pogba, i cili u rikthye në formacion pas më shumë se një viti. Francezi megjithatë u largua pas njëzet minutash me një dëmtim të ri muskulor. Mesfushori, i zëvendësuar nga Milik, doli i përlotur nën duartrokitjet e të gjithë stadiumit. Në pritje të kontrolleve të hollësishme, është pothuaj e pamundur që Pogba të jetë në Sevilla.

Italy Serie A

Verona 0-1 Torino

Fiorentina 2-0 Udinese

Monza 2-0 Napoli

Bologna 0-0 Roma

Juventus 3-1 Cremonese

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI