Flash

Video/ Manchester City shkatërron Everton, Haaland nuk ndalet: në Brentford rrëzohet West Ham

Lapsi.al 14 May 2023
Video/ Manchester City shkatërron Everton, Haaland nuk ndalet: në

Manchester City i afrohet edhe më shumë titullit, duke mposhtur në transfertë 3-0 Everton, në javën e 36 të Premier League. Skuadra e tekniut Guardiola mbyll historinë në dy minuta. Gundogan (37') dhe Haaland (39') i dhanë drejtim takimit, që afron City me titullin. Mesfushori gjerman, pastaj, vulosi rezultatin në minutën e 51', me dygolëshin e tij personal. Sukses edhe për Brentford, që mposhti 2-0 West Ham, me golat e Mbeumo (20') dhe Wissa (43').

EVERTON 0-3 MANCHESTER CITY

Manchester City është gjithnjë e më afër titullit, me suksesin jashtë fushe, 3-0 ndaj Everton. Skuadra e teknikut Guardiola nisi menjëherë me zotërimin e zakonshëm të topit. Vendasit u mbyllën në gjysmëfushën e tyre, por vuajtën mbi të gjitha fizicitetin e Haaland. Pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, erdhi goli që zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 37' Gundogan shënoi golin e parë e vetëm dy minuta më pas erdhi dyfishimi me Haaland. Norvegjezi firmosi 2-0 me një nga topat e tij të parë të prekur në ndeshje.

Lexo më tej: “Shtriganët kanë hequr mallkimin, City do të fitojë Champions”: premtimi i menaxherit të Yaya Tourè

Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshoi, dhe City vazhdon të shtyjë përpara. Në minutën e 51' erdhi dygolëshi personal i Ilkay Gundogan, që bëri 3-0. Toffees u përpoqën të ringjalleshin pas avantazhit të trefishtë të kundërshtarit, por ndeshja tashmë ishte hipotekuar. Manchester City fiton dhe ngjitet në 85 pikë, ende në krye të tabelës. Everton mbetet i mbërthyer në 32 pikë, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.

BRENTFORD 2-0 WEST HAM

Triumfoi edhe Brentford, që mundi 2-0 West Ham në shtëpi. Vendasit hynë në fushë me më shumë freski dhe dinamizëm fizik, ndryshe mga skuadra mike. Londinezët ndjenë lodhjen e angazhimit në gjysmëfinalen e Conference League. Formacioni i Thomas Frank zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20', kur Jensen shërbeu Mbeumo për golin e 1-0. Reagimi i Hammers ishte steril dhe në minutën e 43' Bees dyfishuan, me golin e Wissa. Në pjesën e dytë, miqtë tentuan të bëjnë diçka më shumë, pa gjetur megjithatë inercinë e duhur për të rihapur ndeshjen. Në minutën e 67' Ings shkurtoi distancën, por goli i tij u anulua. Skuadra e Moyes tentoi edhe në fund, por në bilbilin e trefishtë rezultati ishte 2-0. Me këtë fitore Brentford ngjitet në 53 pikë, ndërsa West Ham mbetet në 37.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI