Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Mourinho donte ta merrte kartonin e verdhë: paralajmërimi që i bën të dridhen tifozët

Lapsi.al 28 May 2023
Mourinho donte ta merrte kartonin e verdhë: paralajmërimi që i

Sevilla-Roma mund të jetë ndeshja e fundit e Jose Mourinho në pankinën verdhekuqe. Trajneri portugez mori një tjetër karton të verdhë gjatë humbjes ndaj Fiorentinës. Një karton me peshë duke qenë se tekniku ishte i paralajmëruar. Rezultati përfundimtar është skualifikimi në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Spezia.

Sezoni i verdhekuqve do të kalojë i gjithë përmes finales së Europa League në Budapest. Roma është jashtë garës për vendin e katërt dhe e vetmja mënyrë për të hyrë në Champions është fitimi i turneut kontinental. Përballë do të jetë Sevilla e ish-drejtorit sportiv Monchi dhe ish-futbollistit argjentinas Erik Lamela. Një ndeshje plot tension dhe adrenalinë, me të dyja klubet në kërkim të fitores dhe një kualifikimi europian. E kjo ndeshje mund të jetë e fundit e José Mourinho në pankinën e Romës. Ndaj Fiorentinës “dëshira” e tij për të marrë atë karton të verdhë nuk kaloi pa u vënë re. Protesta dhe qëndrime të përsëritura që në mënyrë të pashmangshme e shtynë arbitrin t'i tundte kartonin që vlente skualifikimin.

Në ambientin kryeqytetas, në krahun verdhekuq, ka ankth dhe shqetësim për të ardhmen e portugezit. Thashethemet që qarkullojnë së fundmi sugjerojnë se ka një lamtumirë të afërt në fund të sezonit. E kartoni i kërkuar e i marrë kundër Fiorentinës mund të jetë një sinjal. Në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Spezia, trajneri do të mund të ulet vetëm në tribunë. Kohët e fundit kanë qenë të ndërlikuara me dëmtimet e shumta që kanë bërë që skuadra të bjerë në renditje. Pastaj disa fraza të tepërta edhe ndaj drejtorit Pinto dhe presidencës, pa harruar vizionet e ndryshme të mendimit. Tashmë objektivi i vetëm është fitorja e Europa League që mund t'i japë kuptim sezonit. E që, megjithatë, mund të mos ndryshojë fatin dhe të ardhmen e pankinës verdhekuqe. Mourinho duket drejt largimit përfundimtar nga qyteti i përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI