Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Champions League 2023-24, Italia mund të ketë tre skuadra në vazon e parë: ja ndarjet e mundshme

Lapsi.al 29 May 2023
Champions League 2023-24, Italia mund të ketë tre skuadra në

Sezoni i futbollit tani po i afrohet fundit dhe Champions League 2023-2024 po merr formë. Ky në fakt është edhe edicioni i fundit me formatin aktual. Janë 25 skuadra tashmë të kualifikuara (plus një mes Romës dhe Seviljes), ndërsa 6 skuadrat që mungojnë do të dalin nga playoff-i që do të luhet në verë. Raundi i fundit përcaktues është planifikuar për në 30 gusht 2023. Sezoni që po mbyllet në fakt ishte një sukses për Italinë, që pretendon të ketë 3 skuadra në vazon e parë. Napoli, Lazio, Inter dhe Milan, janë të kualifikuar e atyre mund t'u shtohet edhe Roma nëse fiton Ligën e Evropës. Në këtë rast, nëse edhe Inter do të fitonte Ligën e Kampionëve, Serie A do të kishte tre skuadra në vazon e parë (Napoli i treti). Nëse zikaltrit humbasin finalen në Stamboll, ata do të zbrisnin në vazon e dytë në favor të Feyenoord, fitues i kampionatit holandez. Të sigurta në vazon e tretë, Milan dhe Lazio. Shorti i fazës së grupeve është caktuar për 31 gusht.

Vazo e parë përfshin gjashtë kampionët kombëtarë të vendeve me renditjen më të mirë të UEFA-s. Përvecv fituesve të Champions League dhe Europa League. Nëse një ose të dyja këto dy skuadra përputhen me një kampion kombëtar, vazo një do të zgjerohet edhe me fituesin të titullit të ligës, vendi i të cilit është i shtati në renditje, në këtë rast Holanda.

Ndër skuadrat e kualifikuara për në paraeliminatore janë Olympique Marseille, Sporting Braga, Young Boys, Dinamo Zagreb dhe Rangers Glasgoë. Napoli dhe Inter shkojnë drejt një shorti të butë në letër, ndërsa Lazio dhe Milan rrezikojnë grupet e hekurta në vazon e tretë.

VAZOT E SHORTIT

Vazo 1: Manchester City, Barcellona, Bayern Munich, Napoli, PSG, Benfica, Inter/Feyenoord, Roma/Sevilla

Vazo 2: Real Madrid, Manchester United, Inter/Shakhtar, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Leipzig, Porto, Arsenal

Vazo 3: Salsburg, Dinamo Zagreb, Feyenoord/Shakhtar, Milan, Lazio, Crvena Zvezda, Real Sociedad, Celtic

Vazo 4: Newcastle, Union Berlin, Celtic

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI