Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Vetëm 3 tifozë i prisnin në aeroport: kthimi i trishtë i PSG kampion i Francës

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Vetëm 3 tifozë i prisnin në aeroport: kthimi i
Paris-Saint Germain fitoi titullin në Francë për herë të 11-të në historinë e tyre, por në Paris gati askush nuk shkoi të festonte me ta në aeroport. Falë barazimit 1-1 në Strasburg, PSG fitoi titullin kampion në Francë, i nënti në 10 vitet e fundit. E megjithatë bojkotimi i tifozëve nuk ka lidhje me triumfet e shumta. Në fakt, mjaftoi goli i firmosur në fillim të ndeshjes nga Lionel Messi (i cili bëhet kështu golashënuesi më i mirë në histori në 5 kampionatet më të mira europiane, duke kaluar Cristiano Ronaldo) për t'i dhënë Galtier titullin e dytë, pas atij të fituar te Lille. Edhe Strasbourg mbeti i kënaqur me rezultatin, pasi kanë marrë shpëtimin matematik me pikën e fituar.

TRE TIFOZË I PRISNIN NË AEROPORT

Një fitore që sidoqoftë nuk pati pjesëmarrjen e tifozëve parisien. Është në fakt një skenë e trishtuar ajo që shihet në kthimin e ekipit në Paris. Në aeroport skuadrën kampione e prisnin vetëm 3 tifozë. Edhe ata morën disa firma nga lojtarët dhe më pas shkuan në shtëpi. Një skenë surreale, duke marrë parasysh atë që jemi mësuar të shohim kur një ekip fiton kampionatin. Është e vërtetë që marrëdhëniet mes skuadrës dhe tifozëve janë të tensionuara prej disa muajsh. Pas kontestimeve, shumë lojtarë kanë thyer raportet me tifozerinë, i pari Messi që do të largohet në qershor. Tashmë mbetet të pritet ndeshja e fundit në Parc des Princes, ku do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe xhiroja në fushë e lojtarëve. Frika e shoqërisë kryeqytetase është se do të ketë protesta edhe në atë rast feste.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI