Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Compagnoni, gafa epike e telekronistit gjatë komentit të Inter-Atalanta

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Compagnoni, gafa epike e telekronistit gjatë komentit të

Maurizio Compagnoni ka qenë protagonist i një gafe epike teksa komentonte ndeshjen e mbrëmshme mes Inter dhe Atalanta. Inter fitoi 3-2 ndaj Atalantës në San Siro me me 2 gola në 3 minutat e para, të shënuar nga Lukaku dhe Barella. Ishte Pasalic ai që shkurtoi distancën në pjesën e parë, para se Lautaro ta mbyllte në pjesën e dytë. Goli i mrekullueshëm i Muriel në minutën e 91' ishte i kotë.

Me këtë fitore, Inter kualifikohet matematikisht për në Ligën e Kampionëve të radhës. Zikaltrit tani mund të vendosin gjithë energjinë në finalen e Champions League kundër City më 10 qershor. Për Atalantën, nga ana tjetër, është garancia përfundimtare për të mos hyrë në 4 më të mirët.

GAFA E COMPAGNONI

Megjithatë skenën në rrjetet sociale e ka marrë komentatori i ndeshjes Maurizio Compagnoni. I ekzaltuar nga dygolëshi i zikaltërve në minutat e para, ai u përfshi nga entuziazmi i momentit. Arriti deri aty sa nuk e kuptoi atë që ishte një deja-vu e pabesueshme. Në fakt, kur ndeshja ishte vetëm në minutën e tetë, Sky rishfaqi aksionin e golit të parë të Lukaku, por komentatori nuk e kuptoi dhe e komentoi me entuziazëm veprimin. Ai u gëzuar edhe për 3-0 e shënuar nga belgu, para se të kuptonte se ajo që po shihte ishte një përsëritje. Komentatori u përpoq ta merrte me të qeshur, por ata që e ndoqën ndeshjen nuk mund të rezistonin pa vënë në pah gafën e tij në rrjetet sociale.

@colazionedacatullo #interatalanta #compagnoni #lukaku #skysport #inter #replay ♬ suono originale - colazionedacatullo

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI