Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Mbappé, i thyen hundën me top një tifozeje: i kërkon mjekëve të kujdesen e pastaj i dhuron fanellën

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Mbappé, i thyen hundën me top një tifozeje: i
Te PSG ishin bërë gati për festën e titullit kampion në Ligue 1, që mbërriti pas barazimit ndaj Strasbourg. Por përpara se tifozët në stadium dhe lojtarët në fushë të festonin, pati momente frenetike para ndeshje, me protagonist Kylian Mbappé. Sulmuesi goditi dhunshëm një top drejt portës, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura. Topi goditi një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës, duke i thyer hundën. Tifozja e re është goditur plotësisht në fytyrë, duke u gjakosur pas hemoragjisë që pati nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët të ndërhynin për ta kuruar. Për ta bërë të mundur këtë, vajza zbriti në fushën e stadiumit ku stafi mjekësor mundi t'i jepte ndihmën e duhur.

DHURATA PËR VAJZËN E DËMTUAR

Jo vetëm kaq. Pas nxemjes, kur u rikthye në fushë, Mbappé shpejtoi te tifozja për t'u siguruar për gjendjen e saj. Sulmuesi gjithashtu i dhuroi asaj fanellën e tij. Një mënyrë e bukur për t'i kërkuar ndjesë vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së keqe që mori dhe frikës që përjetoi, u duk se ishte mirë, për fat. Pamjet e incidentit të ndodhur në stadiumin e Strasbourg dhe gjithashtu të sjelljes së bukur të Mbappé u bënë menjëherë virale në internet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI