Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Chelsea, nga 1 korriku me trajner të ri: zyrtarizohet Pochettino në pankinë, ka firmosur për dy vjet

Lapsi.al 29 May 2023
Chelsea, nga 1 korriku me trajner të ri: zyrtarizohet Pochettino në
Maurizio Pochettino është trajneri i ri i Chelsea. Klubi e ka zyrtarizuar zgjedhjen e tij në orën 14:00 (13:00 në Angli). Blues do të mbështeten kështu te trajneri argjentinas, për të rifilluar pas një sezoni të dështuar. Ish-tekniku i Tottenham dhe PSG, i cili merr detyrën më 1 korrik, ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare. Pochettino ka gjithashtu opsionin për një sezon të tretë në pankinën e londinezëve. Stafi i tij te Blues do të përbëhet nga Jesus Perez, Miguel d'Agostino, Toni Jimenez dhe djali i tij Sebastiano. Pochettino, 51 vjeçar, kthehet në Londër pas një eksperience të lumtur si trajner i Tottenham e pas një viti pushimi, pas shkarkimit të tij nga PSG në verën e vitit 2022. Do të jetë në dorën e tij të ringjallë një klub që ka shpenzuar një mal me paund dhe ka përfunduar në vendin e 12 Premier League e sezonit të kaluar. Një detyrë ku Tuchel, Potter dhe Lampard dështuan krejtësisht. Chelsea është tashmë një kantier ndërtimi: ka shumë lojtarë në skuadër dhe të tjerë do të kthehen nga huazimet. Mes tyre Romelu Lukaku, i cili tashmë ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Inter. Ndoshta do të jetë gjëja e parë që belgu do t'i thotë trajnerit të tij të ri, por është Pochettino që ka fjalën e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI