Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sevilla eksperte e Europa League, Totti i jep zemër Romës: "Herët e vonë do ta humbasin një..."

Lapsi.al 30 May 2023
Sevilla eksperte e Europa League, Totti i jep zemër Romës:

Pas triumfit të vitit të kaluar në Conference League, Roma ëndërron një tjetër trofe europian nesër në finalen e Ligës së Europës në Budapest. Verdhekuqtë luajnë kundër skuadrës më fituese në historinë e kompeticionit Sevilla dhe Francesco Totti, kapiteni i një jete që nuk ka fituar kurrë një titull europian, do të jetë në tribunë si një tifoz i veçantë: "Është një ndjenjë e pabesueshme të arrish dy finale radhazi për herë të parë pas shumë vitesh - tha ish-numri 10 në një intervistë për faqen e internetit të UEFA-s -. Le të shpresojmë që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e luftuar dhe gjithçka mund të ndodhë".

"Unë mendoj se Sevilla ka më shumë përvojë në këto finale - vazhdoi Totti -. Nëse nuk gaboj, kanë luajtur gjashtë finale dhe i kanë fituar të gjitha. Kështu që herët a vonë, me pak fat, ata do të humbasin një. E me Mourinho në pankinë e kemi këtë mundësi fantastike. Ai është një trajner që ka shumë përvojë në këtë lloj ndeshjesh. E për këtë arsye do ta përballojë sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme për të fituar”.

Totti ka vetëm elozhe për portugezin, arkitektin e madh të mentalitetit të ri europian: "Me një trajner të tillë, që ka një personalitet të fortë si ai, gjithçka është më e lehtë. Këta trajnerë janë mësuar të fitojnë, kështu që mund të përcojnë këtë mentalitet fitues te skuadra dhe mendoj se kjo është ajo që po bën. Unë flas me të shpesh. Kam luajtur kundër skuadrave të drejtuara nga ai, por do të kisha dashur ta kisha atë si trajner. Fatkeqësisht, ai ka pasur mundësi të tjera dhe ka zgjedhur klube të tjerë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI