Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ Partizani shpallet kampion, fitorja e Tiranës nuk mjafton: ja kush shkon në Europë e kush ra nga kategoria

Lapsi.al 29 May 2023
Video/ Partizani shpallet kampion, fitorja e Tiranës nuk mjafton: ja kush

Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e tij. Të kuqtë kanë mundur 2-0 Teutën në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke u renditur para Tiranës, me pikë të barabarta, por në vend të parë me ndeshjet direkte. Nuk mjaftoi fitorja 1-2 me Erzenin për Tiranën, që detyrohet të humbasë titullin pavarësisht 67 pikëve, sa të kuqtë. Në Europë shkon Vllaznia, që me fitoren 1-2 me përmbysje në Ballsh dënon vendasit me rënien nga kategoria. Në këtë pikë, në playout me Korabin do të shkojë Erzeni.

Partizani luajti shanset në shtëpi në "Arenën e Demave", por Teuta që pati përballë ishte shumë e lëshuar për të ndaluar një skuadër që duhej të fitonte titullin. Colella i gëzohet triumfit të parë në karrierë, ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve të të kuqve. Partizani dominoi ndeshjen me Teutën dhe goli ishte thjesht cështje minutash. Koha erdhi kur u mësua që Tirana kishte kaluar në avantazh në Niko Dovana me Erzenin. Atëherë Mba goditi shtyllën e Rrapaj shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit. Festa nisi që në atë moment, me tifozë që u futën në fushë.

Tirana në anën tjetër u arrit nga goli i Ademit si për të qetësuar edhe më shumë tifozët e Partizanit. Në Tiranë loja ishte e mërzitshme e me sens unik. Teuta nuk kishte as dëshirën të shkonte nga anët e Rexhepit, ndërsa rastet e të kuqve vazhdonin të koleksionoheshin. Cara në minutat shtesë, për shkak të tymueseve të hedhura, shënoi golin e dytë që suguroi rezultatin. Frikë vetëm pak caste për të kuqtë, kur Vila fitoi një penallti që e humbi Kallaku. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 2-0 dhe i dha trofeun e radhës Partizanit, ndërsa pa Teutën t’i jepte lamtumirën ëndrrave për të luajtur në Europë.

[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/cara.mp4"][/video]

Tirana pikërisht atëherë shënoi golin e dytë të fitores 1-2 me Erzenin, duke arritur pikët e njëjta me kampionët e rinj. Abazaj i dha fitoren Tiranës, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Erzeni duhet të luajë shanset e tij në “playout”, ku përballë do të ketë Korabin.

[video width="800" height="444" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/tirasna-1.mp4"][/video]

Në Europë shkon Vllaznia që fitoi me përmbysje 1-2 ndaj Bylis. Shkodranët janë të katërtët e kapërcejnë Teutën, ndërsa mallkastriotët që i hoqën titullin Tiranës me barazimin një javë më parë, ranë nga kategoria. Lajthia në minutën e 36 kaloi Bylisin në avantazh por një minutë më vonë barazoi Jonuzi. Në të dytën, ishte Latifi ai që shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren për Europën skuadrës së Vllaznisë. Një gol i shënuar nga Shqiprim Taipi në pjesën e dytë, i ka mjaftuar Kukësit të fitojë në transfertë me Egnatian, që mendon vetëm për finalen e Kupës me Tiranën. E kotë fitorja e Laçit përballë Kastriotit, sepse kurbinasit mbetën pas Vllaznisë.

SUPERIORE, JAVA E 36

Bylis-Vllaznia 1-2

Lajthia 36’/ Jonuzi 37′, Latifi 66′

Egnatia-Kukësi 0-1

Sh. Taipi 55′

Erzeni-Tirana 1-2

Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+7′

Laçi-Kastrioti 3-0

Sali (A.G) 28′, Ujka 72′, 90+1′

Partizani-Teuta 2-0

Rrapaj 39′, Cara 90+7′

PALMARESI I FITUESVE

1930 – Tirana

1931 – Tirana

1932 – Tirana

1933 – Skënderbeu

1934 – Tirana

1935 – (nuk u zhvillua)

1936 – Tirana

1937 – Tirana

1938 – (nuk u zhvillua)

1939 – (nuk u njoh)

1940 – (nuk u njoh)

1941 – (nuk u zhvillua)

1942 – (nuk u njoh)

1943 – (nuk u zhvillua)

1944 – (nuk u zhvillua)

1945 – Vllaznia

1946 – Vllaznia

1947 – Partizani

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Partizani

1955 – Dinamo

1956 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1959 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1962-1963 – Partizani

1963-1964 – Partizani

1964-1965 – Tirana

1965-1966 – Tirana

1966-1967 – Dinamo

1968 – Tirana

1969-1970 – Tirana

1970-1971 – Partizani

1971-1972 – Vllaznia

1972-1973 – Dinamo

1973-1974 – Vllaznia

1974-1975 – Dinamo

1975-1976 – Dinamo

1976-1977 – Dinamo

1977-1978 – Vllaznia

1978-1979 – Partizani

1979-1980 – Dinamo

1980-1981 – Partizani

1981-1982 – Tirana

1982-1983 – Vllaznia

1983-1984 – Elbasani

1984-1985 – Tirana

1985-1986 – Dinamo

1986-1987 – Partizani

1987-1988 – Tirana

1988-1989 – Tirana

1989-1990 – Dinamo

1990-1991 – Flamurtari

1991-1992 – Vllaznia

1992-1993 – Partizani

1993-1994 – Teuta

1994-1995 – Tirana

1995-1996 – Tirana

1996-1997 – Tirana

1997-1998 – Vllaznia

1998-1999 – Tirana

1999-2000 – Tirana

2000-2001 – Vllaznia

2001-2002 – Dinamo

2002-2003 – Tirana

2003-2004 – Tirana

2004-2005 – Tirana

2005-2006 – Elbasani

2006-2007 – Tirana

2007-2008 – Dinamo

2008-2009 – Tirana

2009-2010 – Dinamo

2010-2011 – Skënderbeu

2011-2012 – Skënderbeu

2012-2013 – Skënderbeu

2013-2014 – Skënderbeu

2014-2015 – Skënderbeu

2015-2016 – Skënderbeu

2016-2017 – Kukësi

2017-2018 – Skënderbeu

2018-2019 – Partizani

2019-2020 – Tirana

2020-2021 – Teuta

2021-2022 – Tirana

2022-2023 – PARTIZANI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI